Gjatë vizitës zyrate në New York, kryeministri Edi Rama është takuar edhe me ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly. Kreu i qeverisë shqiptare ishte i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani si dhe ambasadori i Shqipërisë në OKB-së, Ferit Hoxha.
“Me Ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly”,-shkruan Rama pa dhënë detaje, teksa ka shpërndarë edhe disa foto nga takimi mes tyre. Rama ndodhet në Amerikë në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, pasi Shqipëria kryeson Këshillin e Sigurisë në OKB.
Shqipëria e mori për herë të parë Presidencën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në periudhën 1 qershor – 30 qershor 2022. Vendi ynë u zgjodh anëtarë e përkohshme e institucionit më të rëndësishëm të sigurisë në glob me votë thuajse unanime nga Asambleja e Përgjithshme për një mandat i cili filloi në janarin e vitit 2022 dhe përfundon në fund të 2023.



