Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

VIDEO/ Kunata e akuzon për ngacmim, Sabriu: Mundohet të na fusë në tokë për së gjalli!

19:00 / September 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sabri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bujarja është sulmuar disa herë me fjalë publikisht nga motra e saj për situatën ligjore që rëndon mbi të. Siç shpjegoi gjatë “Shihemi në Gjyq”, Bujarja dhe familja e saj kanë qenë 4 vite nën hetim sepse janë kryer transferta në shuma të mëdha parash nën emrin e saj në një hark kohor prej 7 ditësh.

Ajo mendon se e motra ka patur gisht në këtë ngjarje, por disa gjëra ende mbeten të paqarta.

Ardit Gjebrea: Cili është motivi që motra është sjellë kështu me ty?

Bujare: Në vitin 2009 më thoshte mos i fol këtij, mos i fol atij se ky më ka thënë, ky më ka bërë, këtej e andej dhe ky i ka thënë burri jam unë, ajo grua është e imja dhe pas kësaj, burrin tim ka shkuar e ka denoncuar në polici sikur ky e ngacmon, nuk e lë rehat. Unë e njoh burrin tim kush është…

Eni Çobani: Lëre tani e njoh burrin tim, çfarë thotë motra? Motra thotë që e ngacmon burri jot.

Bujare: Po, ashtu ka thënë.

Eni Çobani: E ke ngacmuar motrën e…

Sabri: Çfarë është fatkeqësia jote nuk duhet të bëhet edhe fatkeqësia ime!

Ardit Gjebrea: O Sabri, më fal. Janë dy motra. Nuk mundet që njëra pa asnjë motiv t’i thojë tjetrës “burri yt më ngacmon”.

Sabri: Është munduar gjithsesi të na fusë në tokë familjarisht për së gjalli.

Ardit Gjebrea: Cili është motivi? Pse?

Sabri: Xhelozia në muzikë.

Bujare: Ajo do që ne, familja jonë, kushdo qoftë, atë person që ajo nuk i flet që nuk i flet gjysmës së Laçit, mos t’i flasim as ne.

Ardit Gjebrea: Ky motiv më duket pak i pabazë.

Bujare: Jemi paraqitur në polici, ja ku është burri im dhe i ka thënë shefi i policisë zotëri i nderuar, “sot e sa të jesh gjallë numrit të Mide Aliut mos i bjer”. Ky është betuar që s’i ka rënë në jetën time asaj femre, nuk mban numër të saj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

15:55 / October 23, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.