Në fillim shprehte mbështetjen e tij ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, emrin e të cilit e përmendte vazhdimisht brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Mirëpo, sot, Luizi, gjatë një bisede me banorët, ka treguar dëshirën që i ka shprehur vëllait të madh, duke sjellë brenda shtëpisë një tjetër emër, atë të kundërshtarit të liderit të së djathtës.
“Një video call me Edi Ramën”, kjo është kërkesa që këngëtari i ka bërë produksionit.
“A e dini që kemi shprehur të gjithë një dëshirë në fillim, se çfarë do t’i kërkonim vëllait të madh. Unë i kam kërku vëllait të madh një video call me Edi Ramën. E dinë që në fillim këta. Me fol dy minuta me të”, dëgjohet të thotë Luizi, e fill pas këtij rrëfimi ai kërkohet të paraqitet në dhomën e rrëfimit.
“Erdhi Rama më duket”, ishte batuta e Luizi që shkaktoi të qeshura te banorët.
@bigbrothervipalbania___2 #luizejlli #meluizin #bigbrothervipalbania ♬ original sound – memeontop