Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

VIDEO/ Manastirliu: 120 urgjenca në ditë në Spitalin e Sarandës

10:48 / August 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
urgjenca1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qyteti i Sarandës ka pasur këtë sezon një numër rekord pushuesish e turistësh nga e gjithë bota. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot në rrjetet sociale një video, ku Dr. Spiro Talo, shef i Shërbimit të Urgjencës së spitalit të Sarandës, tregon për punën e ekipit mjekësor e infermieror gjatë sezonit turistik.

“Ekipet mjekësore kanë bërë një punë të shkëlqyer për të përballuar këtë fluks të jashtëzakonshëm. Urgjenca e Sarandës ka pritur deri në 120 urgjenca në ditë, duke u shërbyer në kohë e me cilësi pushuesve vendas dhe turistëve të huaj, falë edhe koordinimit të mirë ndërmjet strukturave shëndetësore, për rastet që kërkojnë trajtim të specializuar”, theksoi Manastriliu.

Shefi i Shërbimit të Urgjencës së spitalit të Sarandës, Dr. Spiro Talo tha se “fluksi në Urgjencën e Sarandës është dy-trefishuar. Në këtë periudhë janë 100-120 vizita në 24 orë, kemi pacientë nga shumë shtete dhe rastet janë më të ndryshmet”.

“Shërbimi i Urgjencës është organizuar në disa pika, si pika verore e Ksamilit dhe Borshit ku qëndron bashkë me personelin edhe ambulanca 24 orëshe. Pacientët marrin shërbimet e duhura që nga ekzaminimet laboratorike, imazherike dhe konsultat nga mjekët specialistë në bazë të problemeve”, tha Talo.

Spitali i Sarandës me sallat supermoderne për ndërhyrjet kirurgjikale dhe fuqizimin e stafit të specializuar, ka plotësuar nevojat e banorëve të skajit jugor, duke iu përgjigjur edhe emergjencave shëndetësore gjatë sezonit veror.

Sarandë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.