Mati është njohur për historitë e lavdishme të luftërave të Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe faktit se atje pati lindur gjithashtu i ati, Gjon Kastrioti, i cili në fund-vitet 1300 e kishte kthyer këtë krahinë në një zonë tejet të zhvilluar kryesisht për tregtinë.
Përveç kësaj, disa shekuj më vonë në Mat lindi Ahmet Zogu, i cili në vitet 1928-1939 mbretëroi Shqipërinë.
Gjetje arkeologjike të vitit 2015 tregojnë se zona e Matit ka qenë e banuar që në kohën e paleolitit, ndërsa në disa tuma ilire – të shumë shekujve më pas – janë gjetur stoli karakteristike të grave ilire. Një aspekt tejet interesant ky që tregon për civilizimin e zhvilluar. Këto aspekte mund të qasen më konkretisht në Muzeun Historik të Matit në qytetin e Burrelit.
Monumentet e Matit kanë vlerë historike të jashtëzakonshme për trashëgiminë tonë, një trashëgimi që plotëson identikitin tonë si ‘autochthonous’.
Mirëpo disa prej këtyre monumenteve nuk janë të certifikuara dhe të evidentuara sipas ligjeve të shtetit shqiptar. Kjo e bën të vështirë rivitalizimin e këtyre zonave.
“Treva e Matit njihet për rëndësinë e saj historike dhe është për të ardhur keq që këto nuk janë të certifikuara dhe të evidentuara sipas ligjeve të shtetit shqiptar. Kjo na pengon ne që të aplikojmë në projekte të mëdha për rehabilitimin dhe rivitalizimin e këtyre zonave, e cila sjell zhvillim për të gjithë zonën.”, shkruan kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj.
Malaj gjithashtu thekson se “Në vitin 2023 në bashkëpunimin me Institutin e Monumenteve të Kulturës do u jepet statusi “Monument Kulture” atyre monumenteve që u mungon dhe që do bëhen pjesë e planeve të rehabilitmit të qeverisë shqiptare.”
