Masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit po ndërgjegjësojnë çdo ditë e më tepër qytetarët lidhur me pasojat e tij dhe kjo jo vetëm në qytetet e prekura tashmë nga virusi vdekjeprurës por dhe ato ku nuk janë regjistruar raste.
Një prej tyre është edhe qyteti i Burrelit, ku aktualisht për fat të mirë nuk ka asnjë rast me COVID-19. Nga një vëzhgim i tirananews.al duket se banorët e qytetit të vogël respektojnë dhe masat e vendosura nga qeveria gjatë orarit të lejuar, ku respektohen distanca nga njëri-tjetri gjatë blerjeve por dhe kryerjes së shërbimeve të tjera,
Ndërkaq, bashkia e Matit vijon shëprndarjen e ndihmave pranë çdo familje në nevojë dhe të moshuar që jetojnë të vetëm ku u çohen në derën e shtëpisë ilaçet dhe ushqimet. Gjithashtu bashkia kujdeset të jetë në kontakt me secilin prej tyre, duke u ofruar ndihmën për çfarëdo që të kenë nevojë në këto kohë të vështira për të gjithë.
