Tjetër gol në Prishtinë, janë sërish miqtë që dërgojnë topin në rrjetë dhe rezultati ka shkuar 0-2 për Greqinë në sfidën e Nations League.
Dimitrios Siovas u harrua në zonë në minutën e 51-të dhe mbrojtësi mik, i cili u fut në fushë në minutën e 40-të, nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë.
