Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Mesazhi i fortë i ministres Spiropali për vetëvrasjen e 27-vjeçares, ja iniciativa që pritet të ndërmarrë

16:42 / February 12, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
d40a17a0 f293 49ff b974 5d6303d0b0e1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 27-vjeçare në Kamëz, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt, pasi i publikuan foto intime në TikTok. E reja kishte një vajzë 2 vjeçe. Ky i fundit i ka bërë foto dhe e ka publikuar në rrjetet sociale.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ministrja Elisa Spiropali.

Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Spiropali kërkon dënim maksimal për personin që ka shkaktuar/nxitur këtë tragjedi.

“Si nënë, si grua, si ministre & deputete e Kuvendit, nisur nga këto fenomene traumatike, jam duke ndermarre një iniciativë të propozimeve konkrete për dhunën me bazë gjinore, për ndërhyrje në legjislacion në linjë me rekomandimet e GREVIO-s dhe legjislacionin e BE-së.

Jam e hapur për çdo sugjerim nga shoqata ose individë, për këtë plagë që shkatërron e merr jetë njerëzish.” shprehet ndër të tjera ministrja.

Mesazhi i plotë

Një grua e re 27 vjeçe, nënë e një vajze të vogël 2 vjeçare, raportohet se eshte hedhur nga kati i katërt i pallatit për shkak të denigrimit, shantazhit dhe bullizmit në rrjete sociale.

Një ditë më parë u raportua se e reja kishte rënë aksidentalisht, por tashmë hetimi ka marrë një tjetër kthesë.

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e gruas së re.

Në pranga për këtë ngjarje ka rënë një personazh banal TikTok-u, i cili dyshohet se ia ka publikuar foton vajzës në rrjetet sociale. Kjo foto më pas ka qarkulluar edhe në rrjete të tjera.

Ky rast tmerrësisht i rëndë, ashtu si rastet e mëparshme te raportuara, apo ato raste qe nuk raportohen kurrë dhe vuhen në heshtje, kërkojnë drejtësi!

Dënimi maksimal i autorit për shkaktim dhe nxitje të aktit të vetvrasjes është më e pakta që duhet të ndodhë!

Gjuha e poshtërimit, shantazhit dhe e denigrimit të grave gjendet rëndom në median vizive, të shkruar dhe online, ku sulmet kalojnë pa u analizuar dhe pa u dënuar nga ligji dhe shoqëria.

Denoncimet për krime kibernetike dhe kërcënime online duhet të trajtohen me seriozitetin maksimal nga organet ligjzbatuese dhe nga sistemi i drejtësisë.

Legjislacioni për mediat online, krimet kibernetike, kodi penal etj, kanë nevojë për ndërhyrje imediate që kultura e shantazhit, shpifjes dhe e denigrimit të luftohet pa asnjë rezervë nga ligji dhe të mos kthehet në normalitet shoqëror.

Si nënë, si grua, si ministre & deputete e Kuvendit, nisur nga këto fenomene traumatike, jam duke ndermarre një iniciativë të propozimeve konkrete për dhunën me bazë gjinore, për ndërhyrje në legjislacion në linjë me rekomandimet e GREVIO-s dhe legjislacionin e BE-së.

Jam e hapur për çdo sugjerim nga shoqata ose individë, për këtë plagë që shkatërron e merr jetë njerëzish.

Ngushëllime familjes së të ndjerës!

Shpirti i saj në paqe!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.