Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

VIDEO/ Ministri Balla: 30 familje përfituese të banesave sociale në Roskovec, mes tyre dhe punonjës policie

10:35 / September 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla, mëngjesin e të dielës ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet që po zhvillohen në bashkinë e Roskovecit, për ndërtimin e një pallati 6-katësh, me qëllim krijimin e disa apartamenteve për banesa sociale.

I shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së Roskovecit, deputeti Balla, nënvizon se këto banesa sociale përmes Entit Kombëtar të Banesave do t’u shpërndahen 30 familjeve të kësaj bashkie, ndërsa mes tyre do të ketë dhe punonjës të policisë apo shërbimit zjarrfikës.

“Falë mbështetjes së Qeverisë Edi Rama përmes Entit Kombëtar të Banesave, 30 apartamente të reja do tu dorëzohen 30 familjeve të kësaj bashkie. Mes tyre do të ketë edhe familje të punonjësve të policisë dhe të shërbimit zjarrfikës”, shkruan Balla. Ndërkohë gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiakja Bufi deklaron se kohëzgjatja e tyre do të jetë 18 muaj. Sipas saj në fokus do të jenë dhe gratë, nënat e divorcuara.

“Sapo ka nisur puna për ndërtimin e godinës 6-katëshe. Për 18 muaj godina do të jetë gati. Hera e parë që në Roskovec do të ketë banesa sociale. Do punojnë së bashku me Entin Kombëtar të Banesave edhe për godina të tjera si këto. Kategoritë përfituese janë familjet vulnerabël, të cilat nuk kanë strehë, por në fokus do të jenë edhe nënat e divorcuara”, tha ndër të tjera Bufi.

Deputeti Balla i kërkoi kryetares së Bashkisë, që së bashku me Entin Kombëtar të Banesave të kenë në fokus edhe punonjësit e Policisë dhe zjarrfikësit. “Shikojmë sa të kemi mundësi që edhe punonjësit e policisë të përfitojnë nga kjo mundësi. Po ashtu punonjësit e shërbimit zjarrfikës apo dhe punonjësit e policisë bashkiake duhet të jenë në fokus”, tha Balla.

Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.