Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

VIDEO/ Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu: Procesi i dezinsektimit në Durrës ka rezultuar i suksesshëm

20:50 / May 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1715192092 albanakociu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Procesi i dezinsektimit për uljen e popullatave të mushkonjave ka vijuar edhe në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit në kuadër të Programit Kombëtar të Dezinsektimit për vitin 2024 me qëllim sigurimin e një mjedisi sa më të pastër e të qetë për pushuesit dhe turistët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, si dhe përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik, Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor me specialistë, monitoruan sot nga afër zonën bregdetare në Gjirin e Lalëzit ku është kryer procesi i dezinsektimit.

Kjo është faza e tretë e monitorimit entomologjik nga specialistët e ISHP-së dhe OSHKSH-së pas kryerjes së dezinsektimit, i cili rezultoi i suksesshëm. Ajo shtoi se epidemiologët kanë evidentuar dhe vlerësuar zonën ku është kryer procesi me lëndë biocide e cila mbron mjedisin si dhe targeton disa tipologji mushkonjash të cilat janë të përhapura në këtë sezon.

Janë trajtuar rreth 10 hektarë kanale, pellgje, laguna, dhe po ashtu 1000 puseta në të dy zonat, Durrës dhe Gjiri i Lalëzit. Produkti i përdorur gjatë këtij procesi që është miqësor me faunën dhe florën. Ministrja theksoi rëndësinë e zbatimit e masave higjieno-sanitare nga të gjithë, që nga pushteti vendor deri te strukturat akomoduese të pushuesve.

“Gjithashtu duhet që bizneset private brenda hapësirave të tyre të marrin masa për të kryer procesin”, theksoi ministrja e Shëndetësisë. Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha se Durrësi ka tashmë vizitorë dhe turistë ndërkohë që po vijohet me pastrimin e gjithë vijës bregdetare.

Pas monitorimit entomologjik për prezencë të larvave, dezinsektimit me trajtim biocidin, ekspertët e epidemiologjisë të NJVKSH dhe të ISHP-së rikthehen po në të njëjtat zona dhe rivlerësojnë prezencën e larvave. Programi kombëtar i dezinsektimit për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive, shqetësimit nga mushkonjat dhe reaksionet alergjike që ato mund të krijojnë, është shtrirë në të gjithë vijën bregdetare, laguna, parqe, kanale, pellgje, bodrume dhe puseta.

Albana Koçiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.