Një automjet tip Fiat Panda ka marrë flakë në ecje, po fatmirësisht shoferi ka mundur të dalë në kohë.
Ngjarja ka ndodhur këtë paradite në zonën e Oxhakut në Tiranë. Siç shihet dhe nga pamjet e dërguara në redaksinë e Tirananevvs zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërkaq përmes hetimeve të policisë pritet të zbulohet dhe shkaku i incidentit.
