Momenti i shpërthimit në Portin e Bejrutit është një nga ato pamje që mbetet gjatë në memorie. Video të shumta kanë qarkulluar në rrjet, ku nga pozicione dhë kënde të ndryshme mund të shihet mjaft qartë fuqia e atij shpërthimi marramendës.
Një video mjaft e veçantë, është ajo e një dadoje e cila po përkujdesej për tre fëmijë të vegjël, në një apartament në afërsi të portit ku ndodhi katastrofa. Në momentin e fillimit të flakëve fëmijët sëbashku me gruan që përkujdesej për ta, po shihnin nga dritarja e apartamentit atë çka po ndodhte, por në momentin e shpërthimit të madh xhamat thyhen në mënyrë të menjëhershme dhe gruaja mbulon me trupin e saj dy fëmijët më të vegjël, në mënyrë që ata mos të lëndohen. Pamjet janë emocionuese dhe tregojnë veprimin instiktiv heroik të gruas për mbrojtjen e vogëlushëve.
