Disa pamje të dhimbshme janë publikuar së fundmi në rrjet të cilat vijnë nga Ukraina.
Përtej rasteve fatale kur ka viktima, edhe episodet e tjera që ndodhin në vendin e luftës janë tejet të trishta. Si ç’mund të shihet në një video të bërë virale, aty është xhiruar një moment i vështirë teksa një baba i jep lamtumirën djalit të tij teksa po largohet nga qyteti Irpin, në afërsi të Kievit. Por në këtë çast fëmija nis të qajë dhe reagon i nevrikosur, pasi nuk do që të largohet prej të atit, ndërkohë që burri nga ana tjetër nuk i përmban dot lotët.
A Ukrainian baby sobs and puts up a fight as his father tries to hug him and say goodbye. The father, a Ukrainian police officer, had to stay in the country as his family fled Irpin.#StandWithUkraine #StopRussia pic.twitter.com/PLsNdx53QV
— Stratcom Centre UA (@StratcomCentre) March 18, 2022
Kujtojmë se Irpin është bombarduar prej sulmeve ajrore ruse gjatë agresionit tre javor në Ukrainë. Ndryshe, Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se deri më tani së paku 104 fëmijë kanë ndërruar jetë si pasojë e luftimeve.
