Ky është momenti i vrasjes së 55-vjeçarit Nazim Bandula dje në orën 8:15 të mëngjesit në lagjen “Rus” në Shkodër.
Po pinte kafen e mëngjesit ashtu si çdo ditë në lokalin e lagjes në qytetin e Shkodrës, kur papritur një automjet u afrua dhe qëlloi me automatik kallashnikov duke e lënë të vdekur në vend.
Në pamjet që ka siguruar Panorama, shihet një automjet me ngjyrë gri teksa ndalon përpara lokalit dhe dëgjohet breshëria e armës që ka qëlluar ndaj Nazim Bandulës.
Viktima ndodhej bashkë me një person tjetër, kur një mjet tip “Benz E-clas”, ngjyrë gri, me xhama të zinj para dhe mbrapa, është afruar dhe autorët nga brenda makinës kanë qëlluar me breshëri plumbash duke i marrë jetën Nazim Bandulës.
Viktima, sipas burimeve, ka tentuar që të futet brenda lokalit kur është qëlluar, por e ka pasur të pamundur që të lëvizë.
Menjëherë pas ngjarjes, autorët janë larguar në drejtim të paditur me makinë.
