Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë në Krujë ku janë arrestuar katër persona. Ata janë kapur në flagrancë teksa ishin duke shkëmbyer një sasi kanabisi, të ndarë në dosa të vogla, gati për shitje.
Të arrestuar janë G. B., 20 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë, Xh. Xh., 24 vjeç, banues ne Tiranë, A. T., 19 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë, E. Q., 25 vjeç , banues ne Tiranë, E. Z., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë.
“Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtyre shtetaseve, të cilët ishin duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa, të ndarë në doza të vogla, gati për shitje. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të ushtruar nga këta shtetas, si dhe për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Për arsye se operacioni është në vijim, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera”, thotë policia në njoftimin zyrtar.