Policia belge marrë ka marrë një njoftimin për bombë në Rue Breydel 42, përballë Komisionit Europian. Punonjësve të zyrave ju është ndaluar të hyjnë ose të dalin nga ndërtesat.
Aurora Allushaj, gazetarja që aktualisht jeton dhe punon në Komisionin Europian në Bruksel ka postuar në Facebook pamje nga vendi i ngjarjes, teksa reflekton: Na kanë bërë të mendojmë se po jetojmë në paqe, por a është paqe kjo? Alarm për bombë poshtë zyrës.
Mediat belge thonë se një kompani konsulente që punon për Komisionin Europian ka marrë një telefonatë anonime për bombë.
