Lojtari i rritur te 36 Lion në vendlindjen e tij, Nigeri u bë i njohur për publikun shqiptar pas eksperiencës së suksesshme me Bylisin. Por kulmin e arriti me Skënderbeun, ku arriti që të debutojë edhe në fazën e grupeve të Europa League.
Ashtu, kokëulur dhe fjalëpak, 23 vjeçari arriti që të ngjis shumë shpejt shkallët në karrierë, duke kulmuar mbrëmjen e sotme. Ekipi i tij, Slavia Prague kaloi në avantazh në “San Siro” kundër Interit me një gol të Olayinkës. Vetëm në minutat e fundit Interi barazoi.
Postime te ngjashme
Add A Comment
