Kamera e operatorit Saimir Gera, duke ndjekur punën e një postoblloku në zonën e Freksut, ka fiksuar pamjet e një të riu i cili nuk i bindet urdhrit të ndalim qarkullimit.
Sëbashku me një shok te tijin ky i ri udhëtonte me motor në drejtim të Dajtit.
Ai nuk kishte autorizim lëvizje e si pasojë është shoqëruar për në komisariat.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton se në këtë zonë të Tiranës kalon një numër i limituar automjetesh ndërkohë ka lëvizje të pakta të qytetarëve që lëvizin për nevojat e tyre personale.
/TCH
