Pas largimit nga Partia e Lirisë e drejtuar pej Ilir Metës deputeti Agron Çela është bashkuar me LSI.
Tirananews ka mundur të sigurojë një video ku duket Çela duke festuar me socialistët për festat e fundvitit me këngë shkodrane.
Nuk mungon madje as kënga e dedikuar ministres Spiropali, të cilën Çela e fton në vallëzim.
“Bilbila paqe, gjyle sa e bukur je. Hajde. Opa. Hajde Tirana hajde, bravo… O paske qenë, Elisa sa e bukur je. Elisa sa e bukur je”.
PS këto zgjedhje vendore kërkon me çdo kusht fitoren në Shkodër, bastioni historik i së djathtës. Për këtë objektiv, PS ka bërë një lëvizje, pasi Agron Çela i është bashkuar PS-së.
