Olta Goxhari është surprizuar nga partneri i saj në këtë “Shën Valentin”.
Aktorja mori një buqetë të madhe me trëndafila të kuq dhe një pusullë të bukur dashurie.
“Edhe pse nuk di të shkruaj shumë fjalë dashurie, dua të të them se je shumë e rëndësishme për mua. Gëzuar Shën Valentinin”, shkruhej në pusullë.
Olta u lumturua pafund nga kjo surprizë, duke mos i kursyer edhe ajo disa fjalë të ëmbla për Dorin. “Dori të dua shumë. Je jeta ime. Vdes për ty.”