Nën tingujt e muzikës franceze, Gjergj Xhuvani dhe Fatos Baxhaku shfaqen në një video duke kënduar.
Me dorën mbi sup, të dy këndojnë këngën franceze “formidable”, “shkëlqyer” dhe dëgjohet të citojnë disa nga vargjet e saj. “Ti ishe shkëlqyer, unë isha shkëlqyer, ne ishim shkëlqyer”.
Një prej këtyre kujtimeve është dhe kjo video e publikuar nga Gerta Qurku, e cila shprehet se tashmë ka mbetur veç trishtimi.
“Engjejt jane larg! Tos dhe Gjergj , ju pritet njeri – tjetrin per ta bere kete udhetim te mrekullueshem drejt engjejve. Dhe ne na mbet trishtimi ”, shkruan Qurku.
Gjergj Xhuvani dhe Fatos Baxhaku u ndanë nga jeta javën e kaluar. Të dy vuanin nga një sëmundje e rëndë që ua preu jetën në mes.