Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Video/ Partizani ‘lumë’ golash, rrëmben kreun dhe bëhet gati për derbi

21:05 / November 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
partizani 1 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të parashikosh këtë sezon të Superligës është thjeshtë e pamundur, gjërat ndryshojnë shumë dhe shpejt. Në vitin kur të gjithë prisnin dominim e Tiranës apo shkëlqimin e ekipeve si Teuta e Laçi, në krye të klasifikimit ngjitet me prepotencë Partizani.

Blofi në javën e parë është harruar shpejt teksa që nga humbja kundër Kastriotit, të kuqtë e Ilir Dajës, kanë siguruar 3 fitore dhe një barazim, dhjetë pikë që i dhurojnë kreun. Armata e kuqe duket tashmë e kolauduar, vetëm dy gola të pësuar dhe dhjetë të shënuar, vetëm në dy ndeshjet e fundit kanë shënuar 7 gola. “Pokeri” përballë Skënderbeu i dhuron jo vetëm kreun por çliron shumë përpara derbit të kryeqytetit.

Në “Elbasan Arena” gjithçka nisi me një skemë fantastike e ideuar nga Esat Mala e finalizuar nga Jurgen Bardhi.

Mala shndërrohet në protagonist kryesor teksa në minutën e 20-të me një ekzekutim fantastik nga goditja e dënimit dyfishon shifrat.

Goli solli qetësi me të kuqtë që kishin gjithçka në kontroll ndërsa në fundit e pjesës së parë, Kardozo dërgoi shifrat në 3-0. Historia nuk ndryshoj as në fraksionin e dytë me Partizanin që thjeshtë menaxhoi ndeshjen duke ulur ritmin e lojës. Nuk mungoi në këtë banket as Solomon me nigerianin që sigloi shifrat në 4-0 në minutën 70-të. Në fund festa ishte e gjitha e kuqe, një fitore me shumë peshë përpara një kalendari që javën e ardhshme rezervon derbin e kryeqytetit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë dhe dhunës ndaj grave: Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas

17:20 / August 30, 2026

Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë

16:20 / August 30, 2026

Tragjedia në brigjet e Qipros/ Konfirmohen 6 viktimat e para nga përmbysja e tragetit

15:19 / August 30, 2026

Para shpalljes së vendimit në Hagë, Komuna e Prishtinës shpalos banerin gjigant në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Shpallini të pafajshëm! (Foto)

14:00 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.