Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku disa të rinj kanë dhunuar dhe kërcënuar me thikë një taksist.
Një qytetar ka qenë dëshmitar në vendin e ngjarjes dhe ka filmuar momentin kur tre djemtë sulmuan fizikisht taksistin tek “Zogu i Zi”.
Ai tregon se të rinjtë e parakaluan makinën e taksistit për “show”, pasi ishin me femra, duke e përplasur, teksa tentuan të futeshin në korsinë e taksive.
Më pas, qytetari tregon se djemtë shkuan drejt makinës së taksistit, i thyen xhamin dhe nisën ta dhunonin barbarisht.
