Mbrëmjen e djeshme është filmuar në kryeqytet një punonjës policie, i cili edhe pse në orarin e punës, nuk nguron të prekë nga të pasmet dhe të ledhatojë një vajzë.
Siç e shihni dhe te videoja e mëposhtme, një makinë policie, me logon dhe dizenjimin e Policisë Shqiptare, me targë AA 589 RR, qëndron në mes të rrugës dhe aty shkon një vajzë.
Vajza e cila mesa duket në pamje sapo ka dalë nga shtëpia për të takuar “azganin”. Polici, pamja e të cilit nuk shihet në video, i ka duart e gjata, pasi nuk ngurron të prekë.