Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/Publikohen pamje nga biseda e fundit mes dy motrave Metani dhe vrasësit të tyre

20:19 / February 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zhaneta Metani Perparim Ademi dhe Kristina Bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Publikohen pamje nga biseda e fundit mes dy motrave Metani dhe vrasësit të tyre, Përparim Ademit. Një ditë para se të shkonte me armë në banesën e tyre, ai i ka telefonuar në celular dhe i ka kërkuar që motrat Zhaneta dhe Kristina ta falnin, por nuk sqarohet qartë për çfarë bëhet fjalë.

Në bisedën me video të siguruar nga ‘Faxnews’, motrat i kërkojnë të tregojë armën me të cilën i ka kërcënuar se do t’i vriste, ndërsa ai premton se nuk do ta shqetësonte më Zhanetën, por vetëm një ditë pas këtij premtimi, ditën e ndërrimit të viteve shkon në banesën e dy motrave dhe i ekzekuton me armë.

Biseda mes Perparim Ademit, Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit

Metani-Ademit: Nxirre armën që na kërcënojë se do na vrisje. Po ça të duash o goçë. Kjo që sonte do lajmërojë ta dish.

Zhaneta Metani: Këtu duket sinqeriteti i atij

Ademi-Metanit: Ju kërkoj falje, nuk kam armë, nuk e shqetësoj më Zhanetën

Metani-Ademit: Nuk dua falje, këtu duket sinqeriteti

Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, ishin në banesën e tyre paraditen e 31 Dhjetorit, së bashku me dy fëmijët e njërës prej tyre kur u qëlluan për vdekje nga Përparim Ademi, dhe bashkëjetonte prej disa vitesh me Kristinën, ndërsa kjo e fundit i kishte kërkuar ndarjen. Kjo duket se është bërë shkak dhe për konfliktin me pasojë vdekjen e motrave. Ademi kishte lidhje intime me të dyja motrat, ndërkohë që për këtë marrëdhënie kishte dijeni dhe gruaja e tij, e cila me kalimin e viteve ishte bërë shoqe me dy viktimat. Ngjarja u pasua me detaje tronditëse, ku vëllai i motrave deklaroi se Ademi kishte shitur në Greqi 10 fëmijët e lindur me motrat Metani. Ndërkohë lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet edhe në shtetin helen, pas akuzave për trafik të miturish.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama ndan pamjet nga pritja në Pallatin Elysee, mirëpritet nga Macron dhe bashkëshortja e tij

22:24 / November 10, 2026

Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit

21:00 / November 10, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026

“Protestat në Tiranë si një tenxhere ku zien gjithçka, nga Irani te opozita”, Rama në Forumin e Paqes në Paris: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në në 2027

19:21 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.