Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

(Video) Publikohen pamjet e momentit të vrasjes së biznesmenit në Rrëshen. U qëllua nga snajperi pasi puthi fëmijën

21:38 / January 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Reci K
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Del video e vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi, ngjarje e ndodhur paraditen e djeshme, në orën 10:55 minuta në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Siç shihet në pamje, biznesmeni 47-vjeçar zbret nga një makinë tip “Mercedes Benz”, dhe afrohet tek një grua e cila ka përdore një fëmijë të mitur. Teksa përshëndetet me gruan, të cilën e puth në faqe, Reçi nis të puthë dhe të gëzojë fëmijën.

Në këtë moment, ai është qëlluar me snajper vetëm një herë dhe menjëherë ka rënë përtokë. Plumbi që sipas grupit hetimor e ka kapur në zemër, ka ardhur nga një largësi prej 150-200 metra, nga kati i shtatë i një pallat.

Në këtë kat, në banesën e Armando Gjinit, i njohur si Ushtari i Met Kananit, ndodhej vrasësi gjakftohtë. I maskuar si grua, me paruke dhe fustan, ai e vëzhgoi për gati 5 orë lokal “Mirdita” që shihni në këto pamje, në pronësi të biznesmenit, për të gjetur momentin e duhur për t’a vrarë.

Kjo ngjarje e rëndë, tipike mafioze, ka ndodhur në mes te ditës, shumë pranë Komisariatit të Policisë në Rrëshen, ndërsa kjo nuk e ka trembur ekzekutorin.

“Gruaja” snajper, zbriti qetësisht nga pallati dhe më pas u largua në këmbë, ndërsa paruken dhe fustanin, bashkë me një kapuç të zi sportiv i hodhi jashtë qytetit.

Ekzekutimi i Kastriot Reçit është e disata ngjarje kriminale që ndodh në Rrëshen në harkun kohor të 5 viteve. Kjo vrasje, dyshohet se ka si motiv hakmarrjen për shkak se Reçi ishte i dyshuar për të paktën dy vrasje.

Kastriot Reçi u qëllua pasi puthi fëmijën
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret/ 43 vatra në 24 orët e fundit, 10 mbeten aktive në disa zona të vendit

12:49 / August 16, 2026

Tritol në derën e një banese në Fushë-Krujë, flakët përfshijnë edhe makinën e pronarit

11:10 / August 16, 2026

Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë

10:46 / August 16, 2026

Zjarret në Shqipëri/ Reagon presidentja e KE, Von der Leyen: Presioni nga zjarret po rritet, BE-ja në gatishmëri për të ndihmuar

20:53 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.