Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

VIDEO/ Pushim të paguar për ciklin menstrual, Braçe: Si mundet të qëndrojë një grua 8 orë ulur në punë?

09:53 / November 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 whatsapp image 2023 11 14 at 103614 am 1699954583
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-zv/kryeministri dhe deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar sërish në lidhje me propozimin e bërë për pagesat nga ana e shtetit për gratë kur janë me cikël menstrual, duke theksuar se shteti ka mundësi për ta zgjidhur këtë problem. Sipas tij, është e pamundur që një grua apo vajzë të rrijë 8 orë ulur në një punë.

“Po dëgjoj më shumë vëmendje dhe respekt opinion e mjekëve janë thuajse gjitha zonja ato që kanë folur për propozimet e mia për vajzat dhe gratë. Skam thënë kurrë që cikli menstrual te gratë dhe vajzat është vdekjeprurës, se kam thënë. Ai që ka qenë shqetësimi im ka të bëjë me gjendjen shëndetësore, sociale pikërisht gjatë kësaj periudhe te gratë dhe vajzat”, thotë Braçe.

Ligjvënësi socialist ngre një pyetje, se si mund të punojnë vajzat në ditët e ciklit, të ulura për orë me radhë në fasoneri, makina qepëse apo në shërbimin bankar, në atë gjendje shëndetësore? Një tjetër pyetje që ngre Braçe është se si mund të rrijë një vajzë 16-vjeçare në shkollë në ditët e ciklit dhe të mbajë shënime e të përqendrohet në mësim?

“Kam një pyetje për të gjitha doktoreshat që kanë folur këto ditë. A mundet që një vajze 17, 18, 19, 20, 21, 25 vjeç apo më shumë, në ditën akute të ciklit të rrijë 8, 9, 10 orë ulur në një fasoneri, mbi një makine qepëse tekstilesh, këpucësh, çantash etj? Si thoni rri? Po një vajzë e vogël, 16 apo 17 vjeç, a mundet të rrijë 5 apo 6 orë ulur në bankën e shkollës, të mbajë shënime, e të përgjigjet për procesin mësimor. A mundet që një grua tjetër të rrijë 6,7, 8 orë të ulur në sportelin e një banke për të shërbyer tamam në atë moment”, shprehet Braçe.

Në fund, Braçe e mbyll duke thënë se kemi mundësinë që t’i trajtojmë vajzat dhe gratë ndryshe. “Shikoni, këto historitë “hajde, boll u përkëdhele, mëso, puno se s’ke gjë, ec aty”, ndodhin më, ndodhin, nuk e diskutoj. Por e kemi mundësinë ti trajtojmë vajzat e gratë ndryshe”, përfundon Braçe.

erion braçe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.