Rreth orës 09.30 kryeministri Edi Rama ka mbërritur në oborrin e sallës së seancave plenare me makinën e tij. Deputetë dhe ministra kanë hyrë në këmbë në Parlament, por kryeministri ka preferuar të shkojë me makinë deri te dera, dhe kjo ndoshta dhe si një masë sigurie ndaj tij.
Madje për shkak të protestës, Rama është detyruar të kalojë me mjet tek pedonalja, ku zakonisht nuk lejohen të qarkullojnë makina, dhe duke ecur kundravajtje.