Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shupenzë, Bulqizë ku po bashkëbisedon me njerëzit e punës te tregu i ri i produkteve bujqësore e blegtorale, kjo një hapësirë funksionale për fermerët e zonës. Rama tha edhe se do të ketë zgjidhje për pronat pa letra, që nuk janë në konflikte pronësie.
“Kryetari i bashkisë meriton të përgëzohet se është ndër të paktët kryetar bashkie, që ka kuptuar se jo vetëm me reformën territoriale bashkia është i gjithë territori brenda perimetrit të saj, por edhe bashkia në raport me fshatin nuk është një autoritet që merret me rrugë, ujësjellës dhe kanalizime, por duhet të futet me thellë për bashkëpunimin, grumbullimin dhe shitjen e prodhimit”.
Ndër të tjera nuk kanë munguar edhe reagimet ironizuese ndaj kritikëve.“Ka njerëz që nuk pushojnë se helmuari njerëzit, me shpifje dhe akuza që vetëm na largojnë nga tradita shqiptare, nga zakonet që është mirë ti respektojmë”.
