Mëngjeset e kryeministrit Edi Rama në rrjete sociale, prej vitesh janë kthyer në promovin të investimeve të qeverisë.
Këtë herë urimin ndaj ndjekësve në facebook për një ditë të mbarë, Rama e ka shoqëruar me pamje nga shkolla e re “Andrea Stefani”, për të cilën Rama thotë se është gati të presë për vitin e ri shkollor 900 nxënës.
“MIRËMËNGJES dhe me super shkollën e re “Andrea Stefani” gati për të pritur 900 nxënës, një zgjidhje e shumëpritur për fëmijët dhe gjithë komunitetin e zonës së Astirit dhe Laprakës, ju uroj një ditë të bukur”,-shkruan Rama në facebook.
