Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Rama: Të shtyrë nga ‘nëndajat’ studentët ‘mësynë’ në Whatsapp duke më shkruar lloj-lloj broqkullash

10:32 / January 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama press conference1513926888
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në takimin e përjavshëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes në Kryeministri e vuri theksin e fjalës së tij sërish tek kërkesat e studentëve duke ndarë me publikun edhe momente nga ‘dialogu’ të pazakontë me studentët, e quajti Rama, përmes whatsappit, ku me qindra studentë ‘mësynë’ në orët e vona të natës me mesazh në telefonin e tij. (lexo këtu-sms e kryeministrit me studentët)

“Zhvillova një dialog të pazakonshëm në whatsapp me disa qindra studentë, ku ka patur lloj-lloj prurjesh, disa vulgare dhe deri te ato më prekëset, informueset apo deri te më të angazhuarit…dhe dua të theksoj dy tre gjëra që më bënë përshtypje pasi kishte një pjesë të tyre, që i shtynin ‘nëndajat’ ta bënin atë dialog me fjalinë ‘template’ (të gatshme) :

“Kur do plotësohen kërkesat?”

Përgjigja është: Kërkesat do të plotësohen një për një sipas afatave të përcaktuara, tha Kryeministri.

Ndër të tjera ai u shpreh se studentët janë keqinformuar qëllimisht nga pengmarrësit e protestës në lidhje me publikimin e vendimeve ne fletoren zyrtare.

Së dyti më ka bërë përshtypje, që dikush i ka mësuar apo i ka keqinformuar studentët dhe pyesin: “pse nuk janë në fletoren zyrtaren, pse jemi akoma te memet, te instat”.

Vendimet janë publikuar në fletoren zyrtare dhe nuk duhet kaq gatishmëri e madhe që çdo ‘broqkull’ që ju thonë ta marrësh për të mirëqënë, tha Rama, duke shtuar faktin se kushdo mund t’i gjejë të publikuara vendimet në adresën: http://www.qbz.gov.al/

/TIRANANEWS. AL

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/210346639919641/?notif_id=1546872935964398&notif_t=live_video

BASHKEQEVERISJA Rama studentet Whatsapp
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.