Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video nga Saranda, ku turistë nga ane mbarë botës tregojnë përshtypjet e tyre. “MIRËMËNGJES dhe nga Saranda, ku gjatë këtyre ditëve takon turistë prej gjithë botës të cilët e kanë zgjedhur për të kaluar pushimet verore dhe me gojën plot thonë fjalët më të mira për plazhet e kristalta, pastërtinë, sigurinë dhe sigurisht ushqimin e shkëlqyer, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.
Postime te ngjashme
Add A Comment
