Kryeministri Edi Rama ishte në një takim me të rinjtë e Akademisë Politike të Partisë Socialiste. Rama ka ndarë disa momenti nga takimi me të rinjtë duke zhvilluar bisedë me ta.
Akademia Politike u formësua përmes aplikimeve të të rinjve që kanë interes për një angazhim në politikë. Ky është takimi i dytë i Ramës me të rinjtë fitues që janë regjistruar në Akademi.
Kjo nisëm e re e Partisë Socialiste ka ardhur në kuadër të Rienergjizimit të partisë, proces i shpallur nga Rama muajt e fundit që do të konkludohet me Kongresin e PS-së në muajin qershor.
