Mbrëmjen e së enjtes në Washington, SHBA, ka pasur reshje shiu dhe shkarkime të forta rrufeje.
Për këtë shkak qyteti ka rrezikuar të përmbytet, por ajo çfarë ka qenë më e rrezikshme ishte edhe plagosja e dy gardistëve amerikanë si shkak i rrufesë. Ndërkohë që në videot e bëra publike nga mediat e huaja shihet që rrufeja ka shkarkuar në monumentin e Uashingtonit.
Kujtojmë se gjatë kësaj kohe në SHBA ka pasur edhe protesta të vazhdueshme si shkak i vdekjes së George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë që u vra nga policia.
“Ne morëm një telefonatë rreth mesnatës, ku na informuan që dy gardistët e Gardës së Shtetit ishin lënduar nga goditja e rrufesë. Ne u përgjigjëm dhe të dy punonjësit u transportuan në një spital me lëndime të lehta e jo të rrezikshme për jetën.”– është shprehur Zyrtari për Shërbime Publike të Departamentit të Zjarrit dhe Shërbimeve të Urgjencës, Vito Maggiolo.
