Të shohni skenat që ndodhin në supermarketet ruse, do mendoni se jeni duke parë ndonjë film. Por në fakt, edhe në to po bëhet “luftë” pasi ka mungesë të theksuar të produkteve ushqimore bazike. Kjo situatë është shkaktuar për shkak të sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur Moskës.
“Njerëzit po luftojnë për sheqer. Madje edhe pensionistët po luftojnë “, u shpreh një kliente supermarketi në veri të Moskës.
Anna, një banore e zonës që regjistroi video-n ku shihet përleshja mes qytetarëve rusë, deklaroi para mediave të ndryshme se njerëzit janë në panik sepse kanë frikë nga raftet bosh në mes të një krize potencialisht serioze financiare të shkaktuar nga sanksionet perëndimore.
Rubla ruse ka humbur pothuajse 50% të vlerës së saj që nga fillimi i vitit 2022 , me monedhën që ra në një greminë ekonomike pas shpalljes së luftës së Putinit në Ukrainë .
“Ishin rafte bosh. Pa kripë, pa sheqer, pa makarona dhe vetëm oriz të shtrenjtë ,” tha një qytetar.
Në një zonë një qytetar tha: “ Ka tre ditë që nuk ka sheqer . Unë jam përpjekur ta blej gjatë gjithë kësaj kohe. Njerëzit po blejnë në panik”.
Në rajonin Primorsky, kërkesa për sheqer u rrit me 400% pasi autoritetet u kërkuan qytetarëve të ndalonin blerjet e panikut.
