Konflikti për banesat tek shkolla “Petro Nini Luarasi” është i hershëm. Tirananews.al sjell për lexuesit e saj një video ku shihet se si opozita e sotme kur ishte në pushtet dërgoi policinë për të nxjerrë banorët nga shtëpia.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e kësaj mazhorance ishin në mbrojtje të atyre familjeve, ndërkohë që sot u dërgua sërish policia për të ndihmuar përmbarimin për të nxjerrë jashtë ato familje nga banbesa e tyre.
Skenat janë të ngjashme me ato të sotme. Ajo që ka ndryshuar janë llogoret mes PD dhe LSI, ndërkohë që hallexhinjtë janë po ata, familjet që presin të flenë në qiell të hapur.
Në video bie në sy që nga PS në mbrojtje të familjeve është ish-ministri I Brendshëm Saimir Tahiri dhe Piro Lutaj. Në atë kohë të dy ishin deputetë, ndërsa si për ironi të fatit, Piro Lutaj që deri dje mbronte këto familje, sot është Drejtor i Përmbarimit.