Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Shihni se si shqiptari vjedh makinën në mes të ditës në një zonë të populluar

20:42 / June 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makine vjedhje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin e vjedhjes së veturës në Lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet.

“Me datë 10.06.2020 rreth orës 15:10 në Rr.Fahri Fazliu në Prishtinë është raportuar një rast “Vjedhje e Automjetit”. Dyshohet se automjeti i ankuesit me targa vendore ka qenë i parkuar për kohë të shkurtër në një parking të një lokali dhe derisa ankuesi ka kryer shërbimin në lokal, personi/a i dyshuar ka hyrë në automjetin e tij dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Sipas Hoxhës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillojnë hetimet në drejtim të zbardhjes së rastit.

“Policia e Kosovës ka dalë në lokacion dhe njësitet kompetente janë duke kryer hetime lidhur me rastin”, ka thënë Hoxha.

I tërë rasti është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti kur pronari i veturës e parkon atë, ndërsa pas pak castesh paraqitet një person i panjohur, i cili hyn në automjet dhe e drejton atë duke ikur në drejtim të panjohur.

Makina e vjedhur u gjet në orët e pasdites në afër kufirit me Maqedoninë e Veriut, ndërsa autori i dyshuar e ka braktisur atë për t’iu shmangur arrestimit.

“Ju konfirmoj lidhur me rastin e veturës së raportuar të vjedhur sot pasdite në Prishtinë se, pas angazhimeve të zyrtarëve policorë dhe bashkërendimit të veprimeve hetimore dhe operative në mënyrë profesionale Policia e Kosovës ka arrit që veturën në fjalë ta gjejë dhe lokalizojë në një lokacion në Komunën e Vitisë afër kufirit me Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Hoxha, për Telegrafin.

Më tej ai ka thënë se “veprime tjera policore janë ende në proces për identifikimin dhe gjetjen e personit të dyshuar, i cili ka braktisur veturën për t’iu shmangur arrestimit nga Policia”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.