Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

VIDEO / Shik shënon nga mesi i fushës, Çekia merr tre pikë të arta ndaj Skocisë

17:13 / June 14, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Patrik Shik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Patrik Shik ishte heroi i Republikës Çeke në ndeshjen e sotme kundër Skocisë në Kampionatin Europian, duke i siguruar skuadrës së tij tre pikët e para në këtë aktivitet e afruar ndjeshëm me kalimin e turt. Sulmuesi shënoi të dy golat e suksesit 2-0 të përfaqësueses së tij,duke vendosur fatin e kësaj sfide.

Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe në pjesën e parë të dy skuadrat krijuan raste të njëpasnjëshme për të shënuar, por goli do të vinte vetëm në fund të këtij fraksioni me Patrik Shik, i cili gjeti rrjetën me kokë pas një krosimi nga e djathta.

Në pjesën e dytë, Skocia iu afrua menjëherë golit, e ndalur nga traversa e më pas nga Vaçlik i vëmendshëm. Kur dukej se Skocia po i sillej rrotull golit, erdhi kryevepra e Shik që vulosi gjithçka. Pas një aksioni të thyer të skocezëve, topi mbërriti te sulmuesi në gjysmëfushë dhe ky i fundit gjuajti nga distanca duke parë jashtë zonës portierin kundërshtar. Topi përfundoi në rrjete pas kësaj goditje nga 50 metra dhe Republika Çeke dyfishoi shifrat, duke marrë një fitore që e ndihmon për të ecur më tej në turne, në një grup ku gjenden edhe Anglia e Kroacia. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.