Një transformator është përfshirë nga flakët e zjarrit në Krahës të Tepelenës.
Nga pamjet e siguruara nga “Tirana News” shihen flakët e mëdha të tymit që kanë përfshirë nënstacionin elektrike.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse për të vënë nën kontroll flakët.
Në zonë është ndërprerë energjia elektrike.
Si pasojë e zjarrit, 1500 abonentë familjar do të jenë pa energji të paktën për 24 orë.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe specialistët e OSHE-së.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por paraprakisht dyshohet një qark të shkurtër elektrike.
