Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

VIDEO /Shpërthim i fuqishëm në katin e fundit të një pallati, plagosen 16 persona

16:43 / April 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pallat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shpërthimi i një bombule gazi, në një bllok pallatesh në San Claudio, të Madridit, në afërsi të rrugës për në Valencia ka lënë pas 16 të plagosur, duke shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.

Sikurse raportojnë mediat vendase ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10 të mesditës së sotme .

Duke qenë se shpërthimi ka ndodhur në katin e fundit të një pallati 16 katësh, si rezultat i valës së goditjes shumë tulla kanë rënë në tokë dhe për pasojë shumë kalimtarëve u është rrezikuar jeta, ndërsa shumë automjete kanë pësuar dëmtime.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur oficerët e policisë, të cilët kanë bllokuar zonën e rrezikut.

Një dëshmitar tha se në momentin e shpërthimit shumë njerëz vraponin të fikësuar.

“Njerëzit filluan të vrapojnë dhe të bërtisnin. Ne nxituam, sepse në ndërtesën që ndodhi shpërthimi tullat filluan të binin nga sipër.”

Dëme të shumta kanë pësuar edhe banesat përreth, të cilave u janë thyer xhamat e dritareve.

Këshilltari i Puente dhe Villa de Vallecas, Francisco Pérez u shpreh se: “ngjarja kishte ndodhur për shkak të shpërthimit të gazit, sepse në këtë zonë kohët e fundit janë kryer disa punime sa i përket instalimit të gazit.”

Explosión de gas en Vallecas, yo estaba a 20 m, una explosión ensordecedora pic.twitter.com/1MJkxsmkgJ

— Raul Sanz (@rsanz79) April 5, 2019

gazi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.