Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Shqiptari i përfshirë në skllavërinë moderne në Britani flet për CNN: “Më keq se në qelitë e burgut”

15:20 / July 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shqiptare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shqiptar që jeton në Britani të Madhe shpjegon për rrjetin gjigant CNN se si u detyrua të futej në skllavëri moderne për të paguar borxhet.

Ai u detyrua të mbyllej në një shtëpi për të rritur kanabisin, si një mënyrë për të fituar para. Megjithëse shumë shqiptarë kryejnë një veprimtari të tillë në Britani, CNN shkruan se shqiptari është viktimë e skllavërisë moderne.

I riu, identiteti i të cilit normalisht nuk jepet, thotë se shkoi në Britani të Madhe në mënyrë të paligjshme pasi në Shqipëri kishte shumë borxhe të marra për kurimin e babait të sëmurë.

“Vite më përpara, babai im u përfshi në një aksident”, tregon ai, duke shtuar se i duheshin shumë para për të dërguar në shtëpi.

Ai thotë se ra në duart e kultivuesve të kanabisit, sepse nuk mund të fitonte para në mënyrë të ndershme, ndërsa shton se kushtet në shtëpitë ku prodhohet droga janë më të këqija se burg.

“Do të ishte më mirë burgu se aty brenda. Ata kishin krijuar kushte për bimët sepse ato ishin më të rëndësishmet, jo për mua. Kisha një dyshek me ajër dhe një batanije për t’u mbuluar. Lejohej të dilja një herë në javë për të paguar taksat dhe për të blerë ushqime”.

Teksa shëndeti i tij përkeqësohej, shqiptari rrëfen se ishte shpëtuar gjatë një operacioni të befasishëm të policisë. Shprehet se policët britanikë ishin sjellë shumë mirë dhe tani është strehuar në një qendër për mbrojtjen e viktimave të skllavërisë. Është në pritje të procedurave të azilit, por rrezikon dëbimin drejt Shqipërisë. Ai pretendon se i rrezikohet jeta pasi trafikantët mund të hakmerren.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Konflikti në Durrës, AMP heton marrëdhënien e efektivit të policisë me Denis Tafilin

14:22 / July 25, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Përplasja mes Ramës dhe Braçes në mbledhjen e socialistëve, deputeti: Askush nuk më ka nxjerrë jashtë dje, dola vetë sepse nuk kisha më cfarë të dëgjoja

14:11 / July 25, 2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu me sipërmarrësit në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro

13:58 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.