Të gjithë politikanët në sallën e Kuvendit flasin për etikë, por sa e respektojnë vetë etikën ata?
Një debat mes kreut grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe deputetit socialist Ulsi Manja, ishte më shumë një fjalor rruge mes të dyve se sa e folur me etikë në sallën e Kuvendit.
“Ik ore se nuk po rroj me frikën tënde unë. Ik mos më çaj b…”, i tha Vasili- Manjës teksa i kërkoi Ruçit të mos e lejonte të reagonte.
