Davor Velefski, 23-vjeçari maqedonas i marrë peng pasi i kërkonin një shumë prej 250 mijë eurosh është liruar nga policia në kodrat e Farkës, pranë Kryegjyshatës në Tiranë.
Ora News ka siguruar pamjet e operacionit të shpëtimit të maqedonasit, ndërsa u bë e ditur më herët nga dëshmia e tij se ishte marrë me makinë pranë Gjykatës së Tiranës.
