Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

VIDEO/ Spektakël në “Old Trafford”, United eliminon Liverpool dhe e zhyt në krizë

20:05 / January 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
United Liverpool FA Cup
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Manchester United po kalon një nga momentet më të bukura të viteve të fundit. “Djajtë e Kuq” fituan 3-2 në shtëpi ndaj Liverpool, sukses që sjell kualifikimin në raundin e 1/8 të FA Cup. Gola dhe spektakël në “Old Trafford”, teksa në fund festuan djemtë e Ole Gunnar Solskjaer, të cilët ndodhen edhe në krye të Premier League.

Momo Salah zhbllokoi takimin pas një asisti të marrë nga Firmonho në minutën e 18-të. Tetë minuta më vonë erdhi goli i barazimit. Rashford nisi Mason Greenwood dhe talenti 19-vjeçar nuk gaboi përballë Alisson. Kaq për pjesën e parë, teksa vendasit e filluan shumë mirë fraksionin e dytë të ndeshjes.

Markus Rashford kaloi United në avantazh në minutën e 48-të, duke përfituar nga pozicionimi i gabuar dhe gafa e mbrojtjes mike. “The Reds” reaguan dhe shënuan një tjetër gol 10 minuta më vonë. Sërish Momo Salah autori, me egjiptianin që finalizoi një aksion shumë të bukur të skuadrës së Jurgen Klopp.

Gjithçka u vendos në minutën e 78-të. Goditje dënimi për United dhe ekzekutim mjeshtëror i Bruno Fernandes. Topi në rrjetë, Manchester United në raundin tjetër dhe krizë te Liverpool. Në sfidat e luajtura gjatë mesditës, u regjistruan fitore e Chelsea, Leicester City dhe Burnley, që siguruan kalimin në 1/8 e FA Cup. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Partizani drejt një epoke të re, kompleksi sportiv po transformohet në një impiant modern

20:23 / November 10, 2026

Shqipëri–Finlandë, shiten të gjitha biletat për sfidën e Nations League! ‘Air Albania’ pritet të jetë i mbushur plot

09:49 / November 10, 2026

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.