Një video e publikuar nga prestigjiozja britanike ‘Daily Mail’ po qarkullon me shpejtësi. Një student i mjekësisë në Meksikë i ka bërë vaksinën bosh 94-vjeçares. Ai kishte harruar që shiringën ta mbushte me lëngun e vaksinës anti-Covid.
Në pamjet e publikuara shihet studenti teksa i thotë të moshuarës në gjuhën spanjolle që ajo do të ndjejë një picik të lehtë dhe çdo gjë do të jetë në rregull.
Ai vazhdon ti injektojë shiringën dhe në fund i thotë që gjithçka “Përfundoi”.
Sekretari i Shëndetësisë në Sonora, Jorge Tadeei, ka thënë për mediat lokale, se studenti që ishte vullnetar në sektorin e dhënies së vaksinat, nuk i kishte injektuar shiringën e zbrazët me qëllim dhe gjithçka ka qenë një incident.