Pasditen e sotme i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq. Siç parashikuan edhe meteorologët, dita e sotme, sjell rrebeshe shiu në të gjithë vendin, më të dukshme në zonat jugore-juglindore.
Por shiu është shoqëruar edhe nga era e fortë duke sjellë edhe problemet e para.
Në Fier, sic duket nga pamjet që sjellim më poshtë, publikuar në mediat lokale, nga stuhia e fortë, qyteti është mbuluar nga re e dendur e pluhuri.