IKMT ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin për shembjen e shtatë pallateve në Laç që ishin shpallur të pabanueshme, pasi u dëmtuan rëndë nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit që i mori jetën 51 personave.
Procesi i shembjes nisi pasi më herët ishin evakuuar banorët dhe po ndiqet në monitorimin e policisë. Të pranishëm janë dhe vetë banorët e pallateve që do të shemben, të cilët nuk e fshehin trishtimin.
