LSI do të garojë me listën e saj në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët do të regjistrohen si një koalicion i vetëm, duke u përfshirë në një listë.
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi zhvilluan një takim mes tyre në selinë blu mbrëmjen e sotme. Takimi duket se shkoi mirë dhe se palët nuk kanë pasur mosmarrëveshje mes tyre për vetë faktin se në ambientet para SHQUP-it ku Basha po përcillte Kryemadhin ato u panë të qeshur dhe duke u përqafuar mes tyre. Në fund pas bisedës, para se të hipnin në makinat e tyre, u kthyen nga kamerat duke u buzëqeshur gazetarëve.
