Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

VIDEO/ Thirrja urgjente e OKB-së për vendet e prekura nga Covid-19: Shqyrtoni mundësinë për lirimin alternativ të të dënuarve

19:52 / March 26, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Michelle Bachelet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Të burgosurit” duket se kanë qenë fokus i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për shkak të situatës së shkaktuar nga Covid-19.

Përmes Komisioneres së Lartë Znj. Michelle Bachelet, OKB ka udhëzuar shtetet për të shqyrtuar urgjentisht masa alternative për lirimin e të dënuarve nga burgu, duke theksuar se “në këtë situatë burgimi duhet të jetë një masë e zgjedhjes së fundit”.

Ky mesazh emergjent i është përcjellë edhe Shqipërisë, si një nga vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, të anëtarësuar që më 14 dhjetor 1955.

“Në shumë vende, institutet peniteciare janë të mbipopulluara, në disa raste në mënyrë të rrezikshme. Distanca fizike dhe vetëizolimi në kushte të tilla është praktikisht i pamundur. Kështu që unë u bëj thirrje qeverive të ndërmarrin veprime urgjente për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e njerëzve në burgje. Unë e di se qeveritë po përballen në këtë krizë me kërkesa të mëdha burimore dhe duhet të marrin shumë vendime të vështira. Por unë i nxis ata të mos harrojnë ata që ndodhen prapa hekurave”, shprehet Bachelet duke vijuar se:

“Autoritetet duhet të shqyrtojnë mënyrat për të liruar ata që janë veçanërisht vulnerabël ndaj Covid-19. Për të ulur në mënyrë drastike popullsinë në burgje, në mënyrë që distanca fizike të bëhet e mundur, ata gjithashtu duhet të konsiderojnë lirimin e shkelësve të rrezikut të ulët. Disa vende kanë filluar ta bëjnë këtë. Tani më shumë se kurrë qeveritë duhet të lirojnë çdo person, pa bazë të mjaftueshme ligjore, përfshirë të burgosurit politikë dhe të tjerët të arrestuar thjesht për shprehjen e pikëpamjeve kritike ose kundërshtuese”,
 theksoi më tej Komisionerja e i Lartë e Kombeve të Bashkuara.

OKB u bëri thirrje qeverive dhe autoriteteve përkatëse që të punojnë shpejt për të zvogëluar numrin e njerëzve në paraburgim, duke përmendur se disa vende kanë ndërmarrë tashmë disa veprime pozitive.

Nisur nga ky udhëzim dhe duke marrë parasysh praktikat e vendeve të tjera, ky model është ndjekur edhe në Shqipëri, ku Ministria e Drejtësisë përmes një akti normative do të lirojë përkohësisht nga burgu rreth 600 të dënuar për vepra penale të lehta.

Një praktikë e tillë, është ndjekur edhe nga shteti fqinj Italia, e cila ka liruar mjaft të dënuar për të lehtësuar sistemin penitenciar nga popullimi në mënyrë që masat e vendosura të jenë më efektive. Ashtu si dhe shumë vende të tjera po shohin mundësinë e aplikimit të masave të tilla alternative.

Po ashtu më herët pas kërkesës nga Ministrja Gjonaj drejtuar PP dhe gjyqësorit për aplikimin e dënimeve dhe masave alternative, Prokurori i Përgjithshëm nxorri udhëzimin drejtuar prokurorëve për masa të tilla.
Thirrja e OKB-së vjen në një kohë kur po hasen një sërë vështirësish përsa i përket trajtimit të coranavirusit duke përfshirë edhe sistemin e burgjeve ku trajtimi është shumë kompleks.

URGENT: UN Human Rights Chief @mbachelet urges Governments to act now to prevent #COVID19 devastating the health of people in detention and other closed facilities, as part of global efforts to contain the pandemic.

Learn more 👉 https://t.co/rnNyBisoDM#StandUp4HumanRights pic.twitter.com/xZZyqeVKwn

— UN Human Rights (@UNHumanRights) March 25, 2020

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë: Ngërçi politik po rezulton në mundësi të humbura!

11:22 / August 20, 2026

PDK bllokon hyrjen e Qeverisë së Kosovës, kërkon zhbllokimin e Kuvendit

08:34 / August 20, 2026

Putin e pranon: Sulmet me dronë nga Ukraina po dëmtojnë ekonominë e Rusisë

08:19 / August 20, 2026

Sulmet ruse tronditin Kievin gjatë natës, të paktën 5 të vrarë dhe 23 të plagosur

08:17 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.