Një shqiptar ka humbur jetën pas një zjarri që ka përfshirë një fabrikë kanabisi. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari ishte bllokuar brenda fabrikës pasi mori flakë, bashkë me një tjetër person, gjithashtu shqiptar.
Për pasojë, 43-vjeçari humbi jetën, ndërsa 20-vjeçari mundi të mbijetonte dhe aktualisht është larguar edhe nga spitali, pasi mori ndihmën mjekësore raporton abcnews.al.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të enjtes, më 4 qershor, në një fabrikë në Brierley Hill. Për arsye ende të paqarta, fabrika ku rritej dhe përpunohej kanabisi mori flakë bashkë me dy shqiptarët brenda.
